Site icon PORTALB

Tetovë, miratohet strategjia për zhvillim kulturor

Këshilli i komunës së Tetovës miraton propozim-planin strategjik për zhvillimin kulturor

Këshilli i komunës së Tetovës miraton propozim-planin strategjik për zhvillimin kulturor

Këshilli i komunës së Tetovës, sot ka miratuar propozim-planin strategjik për zhvillimin kulturor të komunës së Tetovës në periudhën 2012-2015. Udhëheqësi i sektorit për veprimtari publike, Iljaz Halimi, tha se strategjia përfshin zhvillimin afatgjatë të kulturës në qytetin e Tetovës. 

“Pasi bëhet fjalë për një qytet universitar dhe ku janë të vendosura institucionet e rëndësishme, është e nevojshme një strategji e kulturës. Organizata ‘Multimedia’ ka bërë propozimin e planit zhvillimor, i cili është shqyrtuar dhe përkrahur nga komisioni për veprimtari publike”, tha Halimi.

Këshilltarët kanë përkrahur këtë plan strategjik, duke theksuar se në të janë të përfshira të gjitha ngjarjet, organizimet dhe aspektet e zhvillimit kulturor në qytet. Në mbledhjen e 41 të këshillit të komunës, gjithashtu janë miratuar propozim-programet për ndryshimin e planeve urbanistike, në blloqet urbane 80, 75 dhe 81./Portalb

Exit mobile version