Site icon PORTALB

Japonia në 2020 do të prodhojë automjet fluturues

Ilustrim

Japonia ka filluar punimet e projektit të automjetit fluturuese që planifikon të prodhojë në vitin 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve të mediave të vendit, 20 kompani në mesin e të cilëve edhe Uber, Japan Airlines, Airbus, Boeing, NEC, Toyota, ANA dhe Yamatodo po përgatisin udhërrëfyesin për projektin e automjetit fluturues.

Theksohet se Ministria japoneze e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë për vitin e ardhshëm ka ndarë buxhet prej 40,4 milionë dollarë për sektorin privat për të mbështetur prodhimin e baterive me performancë, motorëve dhe pajisjeve tjera që do të përdoren tek automjeti fluturues.

Në kuadër të projektit pritet që automjeti fluturues të futet në treg në vitin 2020.

Exit mobile version