Site icon PORTALB

Sulmohet një djalosh 17-vjeçar në qendër të Shkupit

Disa persona të panjohur mëngjesin e sotëm rreth orës 7 kanë sulmuar dhe therrur me thikë babë e birë, kumton Ministria e Punëve të Brendshme.

Foto ilustruese

 Një djalosh shtatëmbëdhjetëvjeçar nga fshati Cërni Vërv i Shkupit mbrëmë, rreth orës 21, në parkun “Gruaja luftëtare”(Zhena Borec) është sulmuar fizikisht nga disa persona. Personat e panjohur i kanë kërkuar para, por pasi ai nuk i ka dhënë ata i kanë shkaktuar disa të çara me thikë dhe janë larguar, transmeton MIA.

Siç njoftoi MPB-ja, rasti në polici sot në mëngjes në orën 1:30 minuta u raportua nga babai i tij , XH.B. (57).

Djaloshi është dërguar në Klinikën Universitare të Kirurgjisë “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia po ndërmerr masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Exit mobile version