Site icon PORTALB

Samsung prezanton celularin e parë Android Go

Samsung ka prezantuar Galaxy J2 Core, celulari i parë i kësaj kompanie me Android Go.

Ky celular ka versione të lehta të aplikacioneve të Google dhe është i bazuar te Android 8.1 Oreo, transmeton Top Channel. 

Sigurisht që nuk mund të bëhen gjëra të mëdha me një celular të tillë, por është praktik dhe ka memorie për të dhënat bazë.

Në fillim, ky celular do të dalë në shitje në Indi dhe Malajzi. Celulari normal Galaxy J2 kushton rreth 100 dollarë, por ka të dhëna më të mira sesa Core, kështu që pritet që pajisja e re të kushtojë më pak se 100$.

Exit mobile version