Site icon PORTALB

Japoni, për herë të parë një pilote certifikohet për të fluturuar me avion luftarak

Ilustrim

Në Japoni për herë të parë një pilote femër certifikohet për të fluturuar me avion luftarak F-15, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë japoneze Kyodo të lajmeve mësohet se togerja 26 vjeçare Misa Matsushima me detyrë në Forcat e Armatosura të Mbrojtjes Ajrore të Japonisë ka marrë certifikatën për përdorimin e avionit luftarak pas përfundimit të trajnimit të fluturimeve me F-15.

Theksohet se Matsumisha është femra e parë që ka fituar të drejtën e pilotes për avion luftarak në historinë e vendit.

Ndërkohë njoftohet se pilotja do të jetë me detyrë në njësinë 5 të Bazës Ajrore Nyutabaru e cila ndodhet në rajonin Miyazaki, në jug të vendit. Kjo njësi shërben për ndërhyrje të menjëhershme ndaj avionëve që hyjnë pa leje në hapësirën ajrore të Japonisë.

Ministria e Mbrojtjes synon të dyfishojë numrin e anëtarëve të stafit femra që punojnë në njësitë ushtarake duke hequr kufizimet në fushat e punës së grave. Në këtë kontekst, Forcat ajrore japoneze në vitin 2015 hoqën rregulloren që i pengonte pilotët femra të merrnin pjesë në misionet luftarake dhe zbuluese.

Exit mobile version