Site icon PORTALB

Vrasësit të Lennonit i refuzohet kërkesa për lirim me kusht

Xhon Lenon, Beatels

Xhon Lenon

Vrasësi i muzikantit të njohur John Lennon, ka dështuar për të dhjetën herë me radhë për t’u liruar me kusht, kështu që do të mbetet në burg të paktën edhe për dy vjet tjera.

I dënuari, Mark David Chapman, 63 vjeç u paraqit para gjykatës në Nju Jork, me ç’rast gjykata bëri të ditur se lirimi i tij do të “ishte në mosmarrëveshje me mirëqenien dhe sigurinë e shoqërisë”, transmeton REL.

Chapman gjuajti në drejtim të ish-këngëtarit Lennon, para apartamentit të tij në Manhattan më 8 dhjetor të 1980.

Chapman është i dënuar me burg të përjetshëm, me mundësinë e lirimit me kusht pas 20 viteve burgim.

Exit mobile version