Site icon PORTALB

Vuçiq: Jemi larg asaj se dikush do të na ofrojë veriun e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se Beogradi zyrtar është larg zgjidhjes për Kosovën dhe se është larg asaj se dikush do t’i ofrojë Serbisë veriun e  Kosovës.

“Jemi larg  kësaj… Jem larg çdo gjëje, deklaroi Vuçiq para gazetarëve në Zrenjanin, pas nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë kineze Shangdong Linglong për ndërtimin e fabrikës për goma automobilash.

Ai tha se para pak kohëve Serbia nuk mundte që të fliste për asnjë lloj zgjidhje, sepse Prishtina këtë e shikon si “punë të kryer”.

Presidenti serb përsëriti se do të japë kontributin për zgjidhjen e çështjes me Kosovën, por se fjalën e fundit do ta kenë qytetarët, të cilët për këtë do të prononcohen në referendum.

Exit mobile version