Site icon PORTALB

BE mbështetje prej 18 milionë eurosh për Iranin

Flamuri iranian

Bashkimi Evropian (BE) ka miratuar pakon mbështetëse për Iranin në vlerë prej 18 milionë eurosh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Komisioni i BE-së njoftohet se është miratuar pakoja prej 18 milionë eurosh për mbështetje të projekteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social, ku 8 milionë do të ndahen për sektorin privat.

Ndihma në fjalë përbën pakon e parë të mbështetjes prej 50 milionë eurosh, e cila planifikohet të bëhet nga BE-ja në kuadër të marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, në një deklaratë është shprehur se, “Që nga ripërtëritja e marrëdhënieve BE-Iran si rezultat i marrëveshjes bërthamore me Iranin, është rritur bashkëpunimi në sektorë të shumtë. Ne jemi të angazhuar për vazhdimin e kësaj dhe kjo paketë e re do t’i zgjerojë marrëdhëniet ekonomike dhe sektoriale”.

Exit mobile version