Prej shtatorit, punëtorët shëndetësor do të marrin rrogë më të madhe për 5%, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton Portalb.mk.
“Paga e punëtorëve shëndetësor nga shtatori do të rritet për 5%. Në nivel vjetor janë ndarë 469.935.384 denarë për paga mujore për 19.123 punëtorë shëndetësor në institucionet publike”, tha Filipçe.
Në lidhje me reagimet e Sindikatit të Qendrës Klinike se rritja është e vogël, Filipçe tha se ndoshta duket e vogël, por kjo është vetëm një pjesë e planit të zgjeruar. Ministri ka theksuar se gjatë vitit të ardhshëm rrogat e specializantëve do të rriten në 100.000 denarë.