Site icon PORTALB

Dy të vdekur në Paris pas një sulmi me thikë

Ilustrim

Dy persona kanë mbetur të vdekur pas një sulmi me thikë në një rrugë të Parisit.

Sulmi u krye në kohën kur policia ishte në ndjekje të sulmuesit. Zyrtarët policorë e qëlluan për vdekje edhe sulmuesin, pasi ai i kërcënoi me vrasje, transmeton KTV.

Incidenti tragjik ndodhi në Trappes, afër Versailles. Në vitet e fundit, Franca ka qenë dëshmitare e shumë sulmeve terroriste, të cilat lanë qindra të vdekur.

Exit mobile version