Basha shprehet se nga janari deri në korrik në Itali, Greqi dhe Shqipëri janë sekuestruar 30 tonë kg kanabis shqiptar.
Sipas tij deri tani nuk është arrestuar asnjë bos i drogës në Shqipëri, sepse garant për parekshmërinë e tyre është qeveria e Edi Ramës.
“Raporti vjetor i CIA: Shqipëria vendburimi kryesor për kanabisin.
Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër të lidhur me krimin e organizuar”, shkruan Basha.
Për kreun e opozitës Edi Rama mashtroi shqiptarët, BE dhe SHBA me shpalljen e fitores së luftës kundër kanabisit dhe heqjen e Shqipërisë nga harta e kultivimit të kanabisit, transmeton Lajmi.net.
“Ministria e Brendshme nuk bën analizat e drogës së kapur për të fshehur të vërtetën se Shqipëria vazhdon të jetë parajsa e krimit për mbjelljen e kanabisit.
Analizat italiane dhe greke të drogës së kapur nga Shqipëria provojnë se kanabisi është mbjellë gjatë muajve të fundit.
30 tonë drogë e sekuestruar në 7 muaj janë vetëm maja e ajsbergut të krimit të organizuar me mbrojtje politike, që ka marrë peng vendin.
Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër të korruptuar, që ka lidhur fatin e tij politik me krimin e organizuar”, thuhet në video.