Site icon PORTALB

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski komentoi “bombën” me Janakieskin: Nuk më kujtohet

Kryetar i KSHZ-së, Oliver Derkoski/ FOTO: MIA

Kryetar i KSHZ-së, Oliver Derkoski/ FOTO: MIA

Pas publikimit të “bombës” ku u pa se si ish ministri Mile Jankieski i jep instrukcione kryetarit aktual të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski, ky i fundit ka sqaruar se Janakieski ndoshta i ka dhënë instrukcione, por nuk i kujtohet, transmeton Portalb.mk.

“Në zgjedhje kam marrë pjesë që nga vitit 1994, dhe prej atëherë kam bashkëpunuar me institucionet. Janakieski ndoshta ka dhënë instrukcione, por çështje tjetër është se a e kam bërë atë çfarë ka thënë ai. Vërtetë nuk më kujtohet”, ka thënë Derkovski për portalin “Makfaks“.

Përndryshe, gjatë seancës së sotme të rastit “Titanik”, më 30 maj 2011, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Derkovskit, i cili atëherë ka qenë atëherë ka qenë drejtor i Hekurudhave të Maqedonisë, i thotë se do të marrin materiale gjegjësisht pankarta dhe udhëzime për ditën e votimit.

“Tanët të pinë kafe deri në ora 7 në shtab. Deri në 9 të votojnë. Deri më 10 të votojnë miqtë dhe familjarët, deri më 12 të punësuarit, ndërkaq më pas të pacaktuarit”.

Janakieski Derkovskit i thotë se i duhet listë me aktivitete konkrete për ditën e votimit.

 

Exit mobile version