Site icon PORTALB

Kurti: Si po synohet bosnjëzimi i Kosovës

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, sot në Faceboook ka shkruar se në Kosovë po synohet bosnjëzimi i saj, transmeton Koha.net.

Sipas tij, bosnjëzimi po synohet të bëhet nga Thaçi e Vuçiq përmes Asociacionit të Komunave serbe, të cilin ai e quan “zajednicë”.

Kurti ka shkruar në Facebook:

“Bosnjëzimi nuk u bë duke u synuar direkt, por teksa kërkohej ndarja e Bosnjes apo shkëmbimi territorial midis Serbisë e Kroacisë. NATO-ja pat nxjerrur mësim nga lufta e Bosnjes dhe ndërhyri te Kosova kundër Jugosllavisë së Milosheviqit. Ne duhet të nxjerrim mësim nga paqja e Bosnjes dhe të ndërhyjmë kundër ‘Zajednicës’ së Thaçit me Vuçiqin”.

Exit mobile version