Site icon PORTALB

Edhe pse u premtua, në “Ujqit” e ARM-së ende asnjë shqiptar

Ujqit e ARM-së

Ujqit e ARM-së

Dita e Armatës së Maqedonisë i gjen ushtarët shqiptarë të diskriminuar. Në listën e njësitit ushtarak elitar, “Ujqit” nuk gjendet asnjë emër shqiptarë, edhe përkundër premtimeve të njëpasnjëshme të funksionarëve shqiptarë, për përfaqësim të denjë në mbrojtjen e shtetit, njofton Alsat M.

Këtë ngecje e pranon edhe zëvendësministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti i cili përmend mungesën e ushtarëve të rinjve shqiptarë që paraqiten në konkurse selektive. Ai thotë se tanimë kanë arritur marrëveshje politike që me strukturimin e ri të njësive për operacione speciale, shqiptarë të jenë të përfaqësuar në përqindjen e duhur në njësitin e “Ujqve”.

Exit mobile version