Site icon PORTALB

Janë vjedhur 20.000 euro në një shtëpi në Prilep

Ilustrim

Nga një shtëpi në Krivogashtan të Prilepit janë vjedhur rreth 20 mijë euro. Vjedhja është kryer mbrëmë në periudhën prej orës 03 deri në orën 08 në shtëpinë e 60-të vjeçarit M.SH.

Plaçkitësi me përdorim të forcës ka hyrë në shtëpinë prej nga i ka marrë paratë.

Ekspertizë ka kryer ekipi i stacionit policor në Prilep. Ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e tërësishme të rastit.

Exit mobile version