Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se SHBA-ja “nuk do t’i paguajë asgjë” Turqisë për lirimin e priftit amerikan Endrju Branson. Tramp e quajti Bransonin ” peng të madh patriotik”.
“Asgjë nuk do të paguajmë për lirimin e një personi të pafajshëm”, theksoi Tramp në Tuiter.
Shtëpia e Bardhë dje i bëri thirrje Turqisë ta lirojë Bransonin që të qetësohen tensionet diplomatike dhe ekonomike ndërmjet dy shteteve.
Lira turke sot u zvogëlua në 5,86 lira për një dollar prej 5,1 lira nga më parë për një dollar sepse investitorët analizojnë paralajmërim të ri të SHBA-së sipas të cilit Turqia mund të presë sanksione ekonomike shtesë nëse nuk e liron priftin amerikan Bronson.
Lira u dobësua 35 për qind përkundër dollarit këtë vit që është në masë më të madhe pasojë nga përkeqësimi i marrëdhënieve ndërmjet dy aleatëve të NATO-s për shkak të arrestimit të Branson në Turqi.