Site icon PORTALB

Macron: Stabliteti i Turqisë i rëndësishëm për Francën

Macron - Erdogan

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ka bërë të ditur se stabiliteti ekonomik i Turqisë është i rëndësishëm për Francën, transmeton REL. 

Të dy presidentët theksuan rëndësinë e zgjerimit të lidhjeve ekonomike dhe tregtare, si dhe rritjen reciproke të investimeve, njofton Associated Press.

Erdogan dhe Macron kanë rënë dakord që të takohen ministrat e financave të të dy vendeve shumë shpejtë.

Kjo bisedë erdhi pasi Ankaraja nisi të tregonte shenja përmirësimi të marrëdhënieve me vendet evropiane.

Exit mobile version