Site icon PORTALB

Poeti Agim Vinca, pjesëmarrës në Festivalin e Poezisë në Palestinë

Agim Vinca

Poeti shqiptar , Agim Vinca, do të marrë pjesë në Edicionin e Tretë të Festivalit të Poezisë në Ramallah me titullin “Zëra të gjallë… nga Mesdheu në Mesdhe”, përcjell Portalb.mk.

Palestina hap për të gjithë të apasionuarit e Detit Mesdhe, siparin e Edicionit të Tretë të Festivalit të Poezisë në Ramallah me titullin “Zëra të gjallë… nga Mesdheu në Mesdhe”.

“Ambasada e Shtetit të Palestinës në Tiranë përshëndet pjesëmarrjen e poetit shqiptar Agim Vinca në këtë festival, i cili do të mbajë gjithashtu 6 takime poetike në disa qytete të Palestinës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Kjo është pjesëmarrja e dytë e poetit të njohur shqiptar Agim Vinca, në këtë festival, njofton KultPlus.com

Përndryshe, Agim Vinca ka lindur në fshatin Veleshtë të Strugës – qytet ku edhe mbaroi arsimin fillor dhe të mesëm, ndërkaq atë të lartë, magjistraturën dhe doktoraturën e ka përfunduar për gjuhë dhe letërsi shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Është profesor ordinar në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëron Letërsinë e sotme shqipe.

Agim Vinca është njëri nga poetët më të njohur bashkëkohorë shqiptarë dhe njëri ndër studiuesit më të dalluar të letërsisë shqipe, ndërkohë që merret edhe me përkthime.

Exit mobile version