Site icon PORTALB

Bekteshi: Do të gjejmë tregje tjera për pjeshkat, nëse Rusia vazhdon me bllokadën

Kushtrim Bekteshi

Kushtrim Bekteshi

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot në konferencë për shtyp tha se nëse Rusia vazhdon me masën e ndalesës për importin e pjeshkave nga Maqedoni, ata do të kërkojnë tregje tjera.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencë për shtyp për programin e konkurrencës, Bekteshi tha.

“Maqedonia është e drejtuar kah NATO dhe BE, dhe nëse Rusia vendos bllokada do të kërkojmë tregje të reja. Duke pasur se më shumë bashkëpunojmë me BE-në, si dhe me fqinjët tonë, do të gjejmë tregje tjera”, tha Bekteshi.

Para disa ditëve Rusia vendosi që të ndalojë eksportin e pjeshkave nga Maqedonia dhe Rusia.

Exit mobile version