Site icon PORTALB

Pas lindjes, Gordana Jankullovska e pranishme në seancë gjyqësore për “Titanik”

Gordana Jankulloska

Gordana Jankulloska

Ish ministrja Gordana Jankulovska, si e akuzuar në rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike, për të cilën është duke u mbajtur seancë gjyqësore, pasi që ka lindur, ka ardhur në Gjykatë, njofton Portalb.mk. Për shkak të shtatzënisë së saj, disa herë qe anuluar seanca gjyqësore.

Për shkak të periudhës së shtatzënisë, u anulua edhe seanca paraprake e 3 korrikut, dhe u caktua për sot.

Në gjykatë ka ardhur edhe kryetari i Pustecit, Edmond Temelko, ish ministri Mile Janakieski, Kiril Bozhinovski, deputetët Ilija Dimovski dhe Martin Protugjer.

Exit mobile version