Site icon PORTALB

Referendumi, Dimitrov: Lëvizja “Bojkotoj” është thirrje për ikje nga përgjegjësia

Nikolla Dimitrov, foto: MPJ

Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ka porositur se nuk mundet që të tërhiqet paralele mes Revolucionit Laraman dhe lëvizjes “Bojkotoj”, pasi që siç thotë ai, bojkotimi i referendum është thirrje për ikje nga përgjegjësia, njofton Portalb.mk.

“Revolucioni Laraman është i etur për përgjegjësi në situatë të zbulimit publik të krimit. Kur institucionet dështuan, qytetarët e morën përgjegjësinë duke kërkuar drejtësi. Bojkotoj është thirrje për papërgjegjësi, për ikje nga përgjegjësia, për të mos pasur zë për ardhmërinë e vetë dhe të Maqedonisë. Të mendohet për ndonjë paralele mes tyre është njësoj si të barazohen guximi dhe frika, mes qytetarit aktiv i cili guxoi të shohë në errësirë dhe subjektit pasiv i cili friket që t’i hapë sytë në dritë”, shkruajti Dimitrov.

Exit mobile version