“Skënderbeu” kalëroi nëpër “Sokakun e Gjerë” të Manastirit!

Mbrëmë, në kuadër të shënimit të 550 vjetorit të Skënderbeut dhe në kuadër të Verës kulturore manastirase (BitFest) në sallën e vogël të pallatit të kulturë, para një numri të madh (për kushtet e Manastirit) u shfaq monodrama “Skënderbeu”, njofton Portalb.mk.

Monodrama “Skënderbeu” në fakt është një projekt teatror i autorit të tekstit njëherit dhe regjisorit, aktorit shqiptaro-amerikan Xhevat Limani. Në fokus të fabulës së tekstit është trajtimi psikologjik të qasjes oratorike të kryeheronjtë tonë kombëtarë, përballë strategjisë luftarake të pushtuesit, Perandorisë osmane.

Në strukturat e dramës defilojnë protagonistë heronj dhe tradhtarë, mercenarë dhe atdhetarë. Autori, aktori Xhevat Limani me një fragmetaritet kronologjik paraqet ngjarjet më vendimtare të jetës dhe veprës së heroit të shekullit të XV-të që luftonte për krijimin e shtetit të Arbrit. Lufta e Skënderbeut mori karakter evropian, pasi heroi ynë me ushtrinë dhe popullin e tij të rraskapitur për 25 vite rresht iu kundërvu ushtrisë të imperatorisë e vila ishte me dhjetra herë më e madhe në numër dhe natyrisht me armatim më të rëndë dhe të sofistikuara mirëpo strategjia e Skënderbeut dhe mençuria në vendimmarrjet, sulmet e shpejta me tërheqje gjithashtu të shpejta, krijonin huti e tollovi mes hordhive barbare  dhe shpesh herë dilte fitues i betejave.

Jo rastësisht Evropa atëherë e shihta si shpëtimtarin e vetëm. Ndërsa sot kryeheroi nderohet jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga shumë popuj të Evropës.

Drama e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, siç potencuam edhe më parë, luhet nga aktori shqiptaro – amerikan Xhevat Limani. Donikën e interpreton sopranoja Era Hoxha, e bija e Xhevatit, ndërsa karakteret tjera paraqiten përmes sekuencave filmike dhe zërave. Muzikën me mjeshtri të madhe e kishte kompozuar Aleksandër Peci. Kostumet që ia shtonin origjinalitetin personazheve, i kishte përgatitur Enkel Dika, ndërsa  Skenografia ishte e Kristaq Kapedani..

Kostumet dhe zëri karakteristik i aktorit bartës së rolit të Skënderbeut, Xhevat Limani në masë të madhe kontribuuan që shikuesit gjatë tërë performancë të ndiejnë sikur e shohin të gjallë Skënderbeut që edhe ishte shkaku që përfundimi u prit me ovacione dhe duartrokitje, por edhe me dëshirën për t’u fotografuar me “Skënderbeun”.

Autor: Qenan Hasani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button