Site icon PORTALB

Tërhiqet Erdogan, pastori amerikan drejt lirimit

Rexhep Taip Erdogan

Pastori amerikan Andrew Brunson është shndërruar në një “mollë sherri” mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë, por duket se çështja e tij po shkon drejt zgjidhjes.

Mediat raportojnë se burime nga ambasada amerikane në Turqi, kanë thënë se pastori, i cili aktualisht mbahet në arrest shtëpie, do të jetë i lirë më datë 15 Gusht, transmeton Top Channel.

Ndonëse vetë ambasada amerikane, mohoi të ketë dhënë këtë lajm, besohet se vetë Erdogan është i interesuar që t’i japë lirinë pastorit, për t’i dërguar një shenjë SHBA-ve, se janë gati për bashkëpunim.

Andrew Brunson është një pastor amerikan, që shërben prej rreth dy dekadash në Turqi dhe që u arrestua me akuzat se ka bashkëpunuar me grupin puçist që organizoi grushtin e shtetit në 2016-ën.

Prej disa muajsh ai u mbajt në burg, ndërsa kohët e fundit kishte kaluar në arrest shtëpie, lëvizje që erdhi pas kërkesave të shumta të qeverisë amerikane për lirimin e tij.

Së fundi konflikti mes SHBA-ve dhe Turqisë u shtri edhe në spektrin ekonomik, ku lira turke po përballet me një rënie të frikshme, ndërsa paralelisht Trump rriti tarifat për çelikun dhe aluminin e importuar nga Turqia.

Exit mobile version