Site icon PORTALB

Raikkonen do të vazhdojë me Ferrarin

Kimi Raikkonen

Piloti finlandez ka ndërruar mendje për të ardhmen e tij.

Kimi Raikkonen është shumë pranë rinovimit të kontratës me Ferrarin. Lajmi vjen nga Franca, ndonëse konfirmimet zyrtare mungojnë ende.

Skuadra italiane e Formula 1, ka ndryshuar strategji dhe dëshiron t’i besojë pikërisht finlandezit, që do të vazhdojë të garojë përkrah Sebastian Vettel, transmeton ksp.

Raikkonen është pjesë e Ferrarit që nga viti 2014, ku ishte kthyer pas një aventure me makina të tjera, kurse në vitin 2007 ai pati fituar për herë të parë dhe të vetmen titullin e kampionit të botës në Formula 1.

Exit mobile version