Site icon PORTALB

Policia Financiare heton Komunën Qendër për një projekt kur kryetar ka qenë Andre Zhernovski

Policia Financiare

Policia Financiare, foto: Suad Bajrami/Portalb.mk

Drejtoria e Policisë Financiare po kontrollon dokumentacionin e Komunës së Qendrës. Një procedurë para hetimore është iniciuar në rastin ku Pelagonia SHA Gostivar ka marrë 1.6 milion euro nga arka komunale për një projekt që u ndërpre nga kryetari Andrej Zhernovski kur erdhi në krye të komunës. 

Burimet për Alsat M thonë se hetimi ishte në kërkesën e Komunës Qendër. Dje drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare Arafat Muaremi në një intervistë për Alsat M tha se ata kanë hapur procedura edhe për zyrtarët e tanishëm.

Exit mobile version