Site icon PORTALB

Zaharova: Rusia do të pranojë çfarëdo lloj zgjidhje për Kosovën, të pranueshme për serbët

Marija Zaharova

Rusia do ta pranojë  çdo zgjidhje për Kosovën, e cila do të jetë e pranueshme për popullin serb, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Brendshme, Marija Zaharova.

“Ajo që do të jetë e pranueshme për popullin serb rreth kësaj çështje, ajo me respekt do të pranohet nga ana jonë. Por, çështja është,  nëse kjo është e dobishme dhe çka do të jetë e dobishme për popullin në Serbi”, deklaroi Zaharova për RTS, duke iu përgjigjur pyetjes për qëndrimin e Rusisë rreth ndarjes së Kosovës.

Në pyetjen nëse presidentët e Rusisë dhe SHBA-së, Vlladimir Putin dhe Donald Tramp kanë biseduar për Kosovën, Zaharova u përgjigj se pas takimit të tyre të fundit u publikua informatë e tillë, e cila, sipas saj, është lajm i rremë.

“Ato janë lajme të rreme, lajme tipike të rreme”, deklaroi Zaharova.

Ajo theksoi se qëndrimi i Rusisë lidhur me çështjen e Kosovës është konsekuent.

“Ky qëndrim ndërtohet nga tre komponentë – bazë juridike ndërkombëtare për atë që ndodh në Kosovë, respektimi i sovranitetit të Serbisë dhe pavarësia e ligjdhënies serbe dhe mirëkuptimi i interesave të Serbisë si shtet dhe të popullit”, deklaroi Zaharova.

Exit mobile version