Site icon PORTALB

Osmani: Fushata për referendumin do të jetë informative, jo propaganduese (VIDEO)

Bujar Osmani

Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, tha se do të ketë dy nivele të fushatës për referendumin dhe e njëjta do të jetë informative dhe jo propaganduese. Në fushatë do të përfshihen edhe partitë bashkë me partnerët e koalicionit, njofton Portalb.mk.

“Mosnjohja e informatave të sakta nga Marrëveshja është problemi më i madh. Do t’u tregohet qytetarët se cilat janë pjesët pozitive dhe ato negative të marrëveshjes. Edhe ngjarjen e sotme e kemi shfrytëzuar për të dërguar porosi për ardhmërinë, dhe jo t’i kthehemi të kaluarës”, tha osmani në shënimin e 17 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

Exit mobile version