Site icon PORTALB

Një 19 vjeçar nga Shkupi pa patentë shoferi ka transportuar emigrantë

Foto ilustrim

Me veturë “Mercedes”, një 19 vjeçar nga Shkupi pa patentë shoferi ka transportuar emigrantë, kumtojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.mk.

“Dje në orën 17:55 në autostradën Gjevgjeli – Shkup, në qarkoren te fshati Miravc, zyrtarët policor kanë vërejtur një automjet “Mercedes” me targa të Shkupit, në pronësi të N.S. (61) nga Shkupi, e drejtuar nga E.I. (19) nga Shkupi (i cili veturën e ka vozitur pa patentë shoferi)m i cili është lëvizur me shpejtësi të madhe. Në afërsi të tunelit dhe urës së lumit Vardar, në Demir Kapi, vetura është ndalur dhe nga e njëjta kanë dalë disa persona, pas së cilës ka lëvizur drejt Demir Kapisë. Kur vetura ka dalë nga autostrada është ndaluar nga zyrtarët policor. Në vendin e ngjarjes janë zënë 9 persona – emigrantë, pa dokumente për identifikim”, thonë nga MPB.

Tinejxheri dhe emigrantët janë arrestuar në Stacionin Policor për procedurë të mëtutjeshme. Po ndërmerren masa për pastrimin e plotë të rastit.

Exit mobile version