Site icon PORTALB

Vuçiq në shtator nis ofansivë diplomatike, viziton edhe Kosovën

Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq

Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës vazhdon në më pak se një muaj në Bruksel.

Gazeta beogradase “Blic” raporton se shefi i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq  shkon në një ofansivë diplomatike në shtator.

Sipas gazetës, e cila i referohet burimeve, paraprakisht në Serbi do të qëndorjë për vizitë nënkryetar i Indisë, Venkejah Najd, transmeton Klan Kosova.

Pas kësaj, Blic shkruan se do të zhvillohet takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

“Ky takim tashmë është aranzhuar tashmë, por nuk është ende e qartë nëse të dy presidentët do të takohen në Moskë apo Vladivostok”.

Vuçiq do të udhëtojë në Rusi për konsultime me Putinin para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të planifikuar për më 24-28 shtator, ku Presidenti serb do të flasë në një nga seancat.

Me presidentin amerikan, Vuçiq do të takohet në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe pritet të flasë me disa njerëz nga administrata Trump në Nju Jork.

Para këtyre takimeve, kreu i shtetit serb ka  planifikuar të vizitojë Kosovën përsëri dhe të bisedojë me serbët këtu, dhe tashmë është e njohur për të shkuar në forumin ekonomik në Kinë.

Gjithashtu, pritet që deri në fund të vitit, Beogradin ta vizitojë presidenti francez, Emmanuel Macron.

Si datë më e mundshme e vizitës së Macron, përmendet 3 dhe 5 dhjetori.

Exit mobile version