Site icon PORTALB

Tajvan, 9 të vdekur nga zjarri në një spital

Ilustrim

Nëntë persona kanë humbur jetën në zjarrin që përfshiu një spital në Tajvan, kurse 16 të tjerë pësuan lëndime, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia qëndrore e lajmeve të Tajvanit (CNA) raporton se zjarri ka shpërthyer në një spital në New Taipei City.

Personat e lënduar janë dërguar në spitalet e afërta, kurse zjarrfikësit kanë vënë zjarrin nën kontroll.

Reth shkaqeve të zjarrit janë ngritur hetime.

Exit mobile version