Site icon PORTALB

FFK-ja paralajmëron qytetarët: Makinat që s’largohen rreth “Fadil Vokrrit” do konfiskohen

Stadiumi “Fadil Vokrri”

Federata e Futbollit e Kosovës njofton qytetarët që deri nesër në mëngjes t’i largojnë veturat e parkuara rreth stadiumit “Fadil Vokrri”.

Përmes një komunikate për media FFK-ja bën të ditur se, “çdo veturë e mbetur do të konfiskohet nga kompanitë përgjegjëse për largimin e veturave”.

Ky veprim bëhet në kuadër të organizimit të ndeshjes së Superkupës së Kosovës, ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, e cila njëherësh shërben edhe si test për licencim të stadiumit nga inspektorët e UEFA-s, transmeton Koha.net.

FFK-ja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe beson në bashkëpunim të ndërsjellë.

Exit mobile version