Site icon PORTALB

City-Arsenal, Barça do trofeun e parë ndaj Sevillas

Premier Leagues, një nga ligat më spektakolare në Europë, ofron këtë të diel një përplasje gjigantësh, e denjë për një finale titulli. Në orën 17:00, në “Emirates” kampionia në fuqi e Anglisë, Manchester City, do të presë Arsenalin, që për herë të parë pas 22-vitesh zbret në fushë në kampionat pa trajnerin francez Arsene Wenger, i zëvendësuar tashmë nga Unai Emery.

Përballë ish-teknikut të PSG, Pep Guardiola, i cili ka ndërtuar te Citizens një grup të frikshëm, që e nisi sezonin me një sukses të merituar në Communty Shield ndaj Chelsea-t.

Një ndeshje plot emocione, mes dy formacioneve që dhurojnë një futboll tërheqës, e që do të vijë drejtpërdrejt në kanalin Supersport 2. Pritshmëritë për këtë supersfidë janë të mëdha, sidomos në kampin e “Topçijve”, ku besojnë se do të nisin një epokë të re suksesesh nën drejtimin e Emery. Interesant fakti që Guardiola dhe Emery janë përballur plot 10 herë me njëri–tjetrin kur të dy drejtonin në Primera Division, po në asnjë rast tekniku aktual i Arsenalit nuk ka mundur të dalë fitimtar ndaj kolegut të tij të City-t.

Në orën 22:00, Barcelona dhe Sevilla do të diskutojnë mes tyre Superkupën e Spanjës, që këtë edicion do të zhvillohet në një përballje të vetme, në Marok.

Vetëm dy vite më parë, “blaugranat” shkatërruan Sevilln në Superkupë me rezultat të përgjithshëm 5-0. Katalanër kanë luajtur në Superkupë në 8 nga 9 edicionet e fundit, duke e ngritur 5 herë trofeun, njofton Supersport.al.

Valverde ka lajmëruar se Arturo Vidal, i sapoafruar nga Bayerni i Mynihut, nuk është i gatshëm për këtë përballje, por në kampin katalan janë mjaft të interesuar për të parë brazilianin Malcom, që dha shkëndija që në ndeshjet miqësore të fazës përgatitore.

Exit mobile version