Site icon PORTALB

Zbulohet sëmundja e tmerrshme që vjen nga celulari

telefoni deformon kurrizin

Ilustrim

Kohët moderne nuk mund të kuptohen pa teknologjinë, dhe këtu të gjithë në fillim mendojmë telefonin. Lidhjen me këtë të fundit, dikush më pak e dikush më shumë, e dimë fort mirë sa shumë na shoqëron në çdo moment të ditës. Por jo çdo gjë është kaq e bukur sa duket. Ekspertët ngrenë alarmin se varësia nga telefoni tashmë është përcaktuar si simptomë e një sëmundje të rrezikshme për shëndetin mendor, shkruan Bordo.al. 

Një grup shkencëtarësh nga Hong Kongu kanë zbuluar këtë sëmundje të re, mjaft të përhapur në gjithë globin. “Ankthi i ndarjes nga celulari” quhet simptoma që, sipas shkencëtarëve aziatikë, ka prekur shumicën e njerëzve tashmë.

Ata thonë se njeriu e shikon celularin si një zgjatim të vetes dhe se nuk mund të jetojë dot më pa postuar në Facebook, Instagram dhe Twitter.

Simptomat përfshijnë paaftësinë për të fikur telefonin, kontrollimi i përhershëm i tij, karikimi i shpeshtë i tij dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, marrja e celularit me vete kur shkojmë në tualet.

Kjo gjendje ankthi që shkencëtarët nga Hong Kongu e kanë quajtur nomofobi po përkeqësohet gjithmonë e më shumë.

Exit mobile version