Site icon PORTALB

Durrës, kapet 100.2 kg kanabis në një kamion

Durrës, kapet 100.2 kg kanabis në një kamion, në pranga shoferi

Durrës, kapet 100.2 kg kanabis në një kamion, në pranga shoferi

Një operacion antidrogë i ndërmarrë nga policia portuale e Durrësit gjatë mesnatës ka bërë të mundur sekuestrimin e 100.2 kg kanabis sativa si dhe arrestimin e poseduesit të drogës. 

Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se droga është kapur në një kamion me targa AA 913 DI i cili do të hipte në një target drejt Italisë.

Sipas policisë lënda narkotike e fshehur në kamion ishte ndarë në 99 pako ndërsa policia ka arrestuar edhe shoferin e kamisionit, një 45-vjeçar nga Tirana.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës. /Portalb

Exit mobile version