Site icon PORTALB

Ndjehet tërmet në Maqedoni

Tërmet- Ilustrim

Një tërmet i fuqishëm prej 5.1 shkallë sipas Rihterit, sot rreth orës 17:38 e ka goditur Shqipërinë, e cili është ndjerë edhe në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Tërmeti në pasditen e sotme është riregjistruar në zonën qendrore të Shqipërisë, gjegjësisht në Burrel.

Tërmeti ka qenë me thellësi në tokë prej 10 kilometrave, me epiqendër 38 kilometra në verilindje të Tiranës.

Dridhje me intensitet të dobët është ndjerë edhe në pjesët e Maqedonisë, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.

Exit mobile version