Site icon PORTALB

Italia në gjysëmfinale

Përfaqësuesja e Italisë bëhet pjesë e katër skuadrave të fundit që do të garojnë për titullin e më të mirit të Evropës

Përfaqësuesja e Italisë bëhet pjesë e katër skuadrave të fundit që do të garojnë për titullin e më të mirit të Evropës

Përfaqësuesja e Italisë bëhet pjesë e katër skuadrave të fundit që do të garojnë për titullin e më të mirit të Evropës, pasi në çerekfinale e ka eliminuar Anglinë pas ekzekutimit të penaltive. Skuadrat zhvilluan një gjysmë të parë mjaft të hapur, dinamike dhe me plot raste shënimi.

Porsa filloi ndeshja, Daniele De Rossi dërgoi një goditje të jashtëzakonshme drejt portës, ndërsa golin ia mohoi shtylla. Menjëherë pas, Gigi Buffon bëri një intervenim bravuroz për të ndalur gol të sigurt nga Glen Johnson.

Ndërkohë që Wayne Rooney dështoi të shënonte me kokë, Antonio Cassano për pak nuk e arriti një pasim të mrekullueshëm të Montolivos.

Mario Balotelli dështoi në dy raste shumë të mira shënimi, nga ana tjetër Danny Welbeck ka mundur të befasojë.

SuperMario sërish dështoi të shënonte nga afërsia vetëm disa minuta pa përfunduar gjysmë e parë, pas një asistimi të Cassanos.

Edhe në gjysmën e dytë, kombëtarja Azzure ishte dukshëm skuadër më e mirë duke e kontrolluar takimin dhe duke pasur iniciativën gjatë gjithë kohës.

Vetëm në minutat e para të pjesës së dytë, italianët shpërdoruan disa raste shumë të mira shënimi duke mos qenë efikasë.

Edhe në vazhdim ata tentuan disa herë ta ndëshkonin portierin Hart, por nuk ia dolën qëllimit.

Ndërkohë, në minutat e fundit të kohës së rregullt, të dyja përfaqësueset e patën nga një rast të mirë shënimi – në njërën anë dështoi Nocerino, kurse në tjetrën Rooney.

Edhe vazhdimet flasin për Italinë. Azzurrët luajtën shumë më mirë se Tre Luanët, krijuan raste të shumta, por nuk arritën të shënojnë. Ndërkohë që anglezët me sukses e mbajtën të paprekur portën e tyre duke bërë që penaltitë ta vendosnin fituesin.

Pas ekzekutimit të penaltive, më efikase u tregua kombëtarja e Italisë, e cila e meritoi që të kualifikohej në gjysmëfinale, ku e pret kombëtarja e Gjermanisë.

Exit mobile version