Site icon PORTALB

Përfundon pjesa e parë, asnjë gol

Pjesa e parë përfundon pa gola

Pjesa e parë përfundon pa gola

Ka përfunduar pa gola fraksioni i parë i çerekfinales së fundit në kuadër të Euro 2012 që po zhvillohet mes Anglisë dhe Italisë.
Skuadrat zhvilluan një gjysmë të parë mjaft të hapur, dinamike dhe me plot raste shënimi.

Porsa filloi ndeshja, Daniele De Rossi dërgoi një goditje të jashtëzakonshme drejt portës, ndërsa golin ia mohoi shtylla. Menjëherë pas, Gigi Buffon bëri një intervenim bravuroz për të ndalur gol të sigurt nga Glen Johnson.

Ndërkohë që Wayne Rooney dështoi të shënonte me kokë, Antonio Cassano për pak nuk e arriti një pasim të mrekullueshëm të Montolivos.

Mario Balotelli dështoi në dy raste shumë të mira shënimi, nga ana tjetër Danny Welbeck ka mundur të befasojë.

SuperMario sërish dështoi të shënonte nga afërsia vetëm disa minuta pa përfunduar gjysmë e parë, pas një asistimi të Cassanos./Portalb

Exit mobile version