Site icon PORTALB

Saraçini: Hidroelektrana në Likovë gati deri në shtator

Minisri  Saraçini në Likovë

Minisri Saraçini në Likovë

Ministri i ekonomisë, Valon Saraçini, sot qëndroi në rajonin e Likovës, ku drejtpërsëdrejti u njoftua me aktivitetet rreth ndërtimit të hidroelektranës në ujërat e lumit të Brezës, afër pendës së Gllazhnjës. 

“Erdha sot në Likovë që të shoh se deri ku kanë arritur aktivitetet për ndërtimin e minihidroelektranës në ujërat e Karadakut, respektivisht në lumin e Brezës. Bëhet fjalë për një investim prej  1.5 milion euro. Nga ekzekutorët e punëve u njohtuam se hidroelektrana do të përfundojë deri kah muaji gusht, ndërsa në shtator mund të pritet prodhimtaria e sasive të para të energjisë elektrike. Një aktivitet i këtillë ka ndikuar në punësimin e rreth 20 vetave. Por ajo çka është më me rëndësi është fakti se ky rajon do të ketë rrjet stabil të energjisë elektrike, por do të krijohen edhe kushte më të mira për ambijentin jetësor, për zhvillim ekonomik dhe në përgjithësi do të krijohet klimë e mirë edhe për investime të tjera”, tha ndër tjerash ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini gjatë qëndrimit në rajonin e Likovës./Portalb

Exit mobile version