Takim Ahmeti- Thaçi: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, interes edhe i Kosovës

Sot në Prishtinë ka qëndruar lideri i BDI-së Ali Ahmeti i cili është pritur në takim nga presidenti kosovar Hashim Thaçi ndërkohë që këtë takim e bën të ditur vet presidenti duke thënë se bashkë kanë diskutuar mbi interesin strategjik dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell Infoshqip. 

“Sapo zhvillova një takim të shkëlqyer me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin. Ne biseduam për integrimin sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO, të cilin e shohim si interes strategjik, si dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ishte konkludim i përbashkët, se ky proces duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe me anëtarësim të Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, është shprehur kështu presidenti Thaçi pas takimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button