Site icon PORTALB

KSHZ: Lista zgjedhore nuk është ideale dhe do të pastrohet deri më 7 shtator

LSDM edhe zyrtarisht ka lajmëruar KSHZ se tërhiqen nga mandatet

KSHZ

Shërbimi profesional i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në vazhdimësi e pastron Listën Zgjedhore edhe kur nuk ka cikle zgjedhore, ndërkaq më 7 shtator duhet që të mbarohet përditësimi i Listës Zgjedhore dhe sipas të njëjtit version do të votohet në referendumin e 30 shtatorit, kumtojnë nga KSHZ në seancën e sotme, njofton Portalb.mk.

Prej sot deri në ora 13:00 në zyrat rajonale të KSHZ-së kontroll në Listën Zgjedhore kanë bërë 213 qytetar, ndërkaq prej tyre 158 nga diaspora janë paraqitur që të votojnë në ambasadat dhe në përfaqësitë konsullore të Maqedonisë.

Ashtu siç tha kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski, Lista Zgjedhore asnjëherë nuk do të jetë ideale, por do të bëhen përpjekje që të pastrohet dhe kërkojnë edhe nga qytetarët që të paraqesin parregullsi në zyrat rajonale të KSHZ-së.

“Lista Zgjedhore asnjëherë nuk do të jetë ideale, por si një ndër përgjegjësit për të, po bëjmë përpjekje që ta pastrojmë. I ftojmë qytetarët që të paraqesin ndryshime të adresave, mbiemrave, pasi që kjo punë është e përbashkët”, tha Derkoski, duke sqaruar se shërbimi profesional i KSHZ-së është në komunikim të vazhdueshëm me Zyrën për Librave Amë dhe me Entin për Statistika.

Exit mobile version