Në seancë qeveritare të martën do të vendoset nëse do të shkarkohet drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP), Llazo Vellkovski, pas skandalit me veturën zyrtare (xhip) të MPB-së që është parë në Greqi, njofton Portalb.mk.
Qeveria pret që ta marrë vendimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, për shkarkimin e tij. Deri më tani, Qeveria nuk kumton për rastin dhe thirren në kumtesën e MPB-së.
- LEXO: MPB: Spasovski do të kërkojë shkarkimin e drejtorit të Byrosë për siguri publike, Lazo Velkovski
VMRO-DPMNE, kërkoi dorëheqje edhe të ministrit Spasovski.