Site icon PORTALB

Ish kryetari Jakimovski gjatë daljes nga gjykata u tha gazetarëve: Hajt bajuni atje (VIDEO)

Stevço Jakimovski

Stevço Jakimovski

Policia Financiare ka ngritur padi penale ndaj ish kryetarit të komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski dhe ndaj 4 nëpunësve të tjerë të kësaj komune në periudhën 2012-2013. Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë dhënies së tre tenderëve, njofton TV 21. Dje Policia financiare bastisi shtëpinë dhe banesën e Jakimovskit, ndërsa ai  ndalua për bisedë informative në polici, nga ku sot u dërgua në Gjykatën themelore Shkupi 1, së bashku me 4 të dyshuarit e tjerë. Para hyrjes në gjykatë Jakimovski ofendoi mediat.

“ Hajt Bajuni atje. Shkoni në … të nënës “, tha Stevçe Jakimovski i akuzuar

Pas daljes nga gjykata i shoqëruar nga avokati i tij, Viktor Cvetkovski para mediave u deklarua se ndjehet i pafajshëm, ndërsa për sjelljen e tij ndaj gazetarëve nuk kërkoi falje.

“Ndaj personave të caktuar nuk kam plan që të kërkoj falje.”

Exit mobile version