Milani ka nisur bisedimet me Chelsea për transferimin e Tiemoue Bakayoko.
‘Sky Italia’ raporton se ‘rossonerët’ janë në bisedime të avancuara me skuadrën londineze për mesfushorin francez.
Milan po kërkon Bakayokon në formulën e huazimit me të drejt blerje në fund të sezonit, njofton Lajmi.net.
23 vjeçari iu bashkua Chelsea verën e kaluar për 45 milionë euro nga Monako, por nuk arriti të impresiononte trajnerin Antonio Conte.
Stili i tij i lojës nuk po i përshtatet as trajnerit të ri të Chelsea, Maurizio Sarri, por duket ideal për Gennaro Gatusson e Milanit.