Site icon PORTALB

Në Olimpiadën e Tokios do të përdoret sistemi për njohjen e fytyrës

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar

Lojra Olimpike

Në Lojërat Olimpike Verore që do të organizohen në Tokio në vitin 2020 do të përdoret sistemi elektronik për njohjen e fytyrave, njoftoi Komiteti Olimpik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të komitetit, të gjithë personat e akredituar në fshatin olimpik dhe qendrat ku do të zhvillohen garat do të hyjnë në hapësirat e organizimit përmes sistemit për njohjen e fytyrës.

Organizatorët theksuan se në këtë mënyrë, asnjë person që nuk është i akredituar si sportist, zyrtar i organizimit ose përfaqësues mediatik nuk do të mund të hyjë në hapësirat e olimpiadës.

Siç thuhet, në Lojërat Olimpike do të përdoret aplikacioni NeoFace i prodhuar nga firma japoneze NEC Corp, i cili tashmë përdoret nëpër aeroportet dhe hapësira të tjera në 70 vende të botës.

Kjo teknologji do të përdoret për herë të parë në një organizim të madh në Tokio si Lojërat Olimpike.

Exit mobile version