Site icon PORTALB

Arabia Saudite pezulloi edhe fluturimet për në Kanada

Arabia Saudite

Kompania ajrore “Saudia” të hënën njoftoi se nga 13 gushti ka pezulluar fluturimet drejt dhe nga Toronto, Kanada, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftim theksohet se të gjitha rezervimet e fluturimeve për në Toronto janë pezulluar me premtimin se do të gjendet zgjidhje për pasagjerët të cilët tashmë kanë rezervuar bileta për fluturime në Kanada ose nga ky vend.

Pezullimi i fluturimeve vijoi pasi Kanadaja bëri thirrje për lirimin e dy aktivistëve të burgosur për të drejtat e grave, përfshirë edhe motrën e shkrimtarit Raif Badawi, ndryshe i martuar me një kanadeze.

Pasi deklaratat lidhur me arrestimin e aktivistit shkaktuan krizë diplomatike mes dy vendeve, Arabia Saudite njoftoi se nga ambasadori kanadez ka kërkuar që në afat prej 24 orë që të braktisë Riadin. Krahas kësaj, të gjitha lidhjet tregtare me Kanadanë janë ndërprerë, si dhe shkëmbimi i studentëve.

 

 

Exit mobile version