Site icon PORTALB

Janë konfiskuar rreth 438 kilogramë heroinë në Turqi

Droga e konfiskuar

Droga e konfiskuar

Gjatë bastisjes së një kamionçine në distriktin Ozalp në provincën turke Van janë gjetur 437 kilogramë e 942 gramë heroinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Drejtoria policore e Vanit bëhet e ditur se vazhdojnë të zbatojnë operacionet kundër tregtisë, shpërndarjes apo deponimit të narkotikëve.

Policët në Van ndaluan një automjet të dyshimtë në dalje të distriktit Ozalp.

Gjatë bastisjes janë konfiskuar 404 kilogramë e 345 gramë heroinë e lëngshme, ndërsa 33 kilogramë e 597 gramë drogë ishin shpërndarë në 33 paketime.

Janë arrestuar dy persona nën akuzat për tregti dhe shpërndarje të narkotikëve.

Exit mobile version