Site icon PORTALB

U shkrumbohet banesa gjatë natës, familjarët në Prrenjas ngelen në qiell të hapur

Zjarr, Foto ilustrim

Foto ilustrim

Shkrumbohet krejtësisht një banesë në Prrenjas. Zjarri ka përfshirë banesën në fshatin Rrajcë Fushë, gjatë mesnatës.

Banesa i përkiste shtetasit N.Ç., 56 vjeç, banues në fshatin Rrajcë Fushë. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga shkëndijë elektrike, transmeton Noa.al.

Kjo edhe nga deklarimet e familjarve të cilët nuk pretendojnë se ishte i qëllimshëm.

Exit mobile version