Në shtetin federal të Karolinës Veriore nga viti 1929 deri në vitin 1974 me dhunë janë sterilizuar 7.600 njerëz të cilët janë konsideruar si armiq shtetëror.
Shumica e shteteve amerikane kanë pasur programe për sterilizim, të cilat janë zbatuar mbi njerëz që janë konsideruar si mendjepak apo në njëfarë mënyrë të padëshiruar, ndërsa numri më i madh i tyre kanë qenë zezakët e varfër.
Në disa raste viktimat kanë pasur nga 10 vjet, ndërsa janë sterilizuar vetëm pse nuk janë pajtuar me shokët e shkollës. Autoritetet kanë marrë leje nga pacientët apo kujdestarët e tyre, ndonëse shumica e tyre nuk kanë kuptuar se çka në fakt kanë nënshkruar.
Në shumë shtete këto programe janë stopuar pas Luftës së Dyte Botërore, kur masat e tilla lidheshin me tentimet e nazistëve gjermanë që të krijojnë racë të pastër. Megjithatë, Karolina e Veriut vazhdoi me programin edhe pas luftës. Grupi i cili u ndihmon viktimave të këtyre programeve, konfirmon se 146 persona ende janë gjallë, ndonëse vlerësohet se ka 1.800./ portalb/