Site icon PORTALB

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Ilustrim

Një person është plagosur në Prishtinë, pas disa të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në rrugën “Xheladin Kurbaliu”.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Xheladin Kurbaliu” Prishtinë. Një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe i njëjti është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat e rastit”, ka konfirmuar Borovci.

Exit mobile version