Zhvillimi ekonomik i një vendi është proces jashtëzakonisht i ndërlikuar dhe multidimensional i cili është i kushtëzuar nga ndikimi i njëkohëshëm dhe paralel i shumë faktorëve të natyrës ekonomike dhe joekonomike. Tregues tjetër më sintetik i aktivitetit ekonomik të një vendi është Prodhimi Bruto i Brendshë m (GDP) dhe është domëthënëse të ketë tendenca rritje në afat të gjatë kohor.
Por, si janë tendencat e Maqedonisë në funksionë të rritjes së zhvillimit të vendit?! Realisht, Maqedonia nuk e ka sistemin bankar të Zvicrës, vajin e Norvegjisë , kapacitetin intelektual të Japonisë , resurset natyrore te Kuvajtit dhe si rrjedhojë nuk mund të ngjallim “optimizëm fiktiv
Bota njeh shumë shtete të vogëla, që në aspekt të zhvillimit ekonomik kanë dhënë rezulatet spektakolare dhe kanë dëshmuar se sindroma e shtetit të vogël tejkalohet me sukses. Gjykoj se forma më e favorshme aktualisht në Maqedoni për të “lëvizur dhëmbë zorin (e ndryshkur) ekonomike“ është thithja e investime te huaja. Efektet nga investimet e huaja do të jenë të theksuara, por të të vecanta janë : në fuqinë punëtore, duke shtuar më shumë mundësi punësimi dhe paga më të larta, me disponibilitetin e burimeve financiare dhe në flukset investuese, mbi konsumatorët në formën e cmimeve më të ulëta, mbi qeverinë në të ardhura më të larta nga taksat.
Por, objektivi parësor i cdo investitori ë shtë maksimizimi i profitit dhe efektet më të mëdha nga rikthimi i investimit. Parakushti esencial për thithje të investimeve është një klimë e favroshme dhe funksionalë në kontekts të stabilitetin makroekonomik, stabilitetit politik, normavë të interesit, sigurimit të pronës. Banka Qendrore si autoriteti monetar zyrtar i një vendi, duhet të përdor insrumentat e politikës monetare në arritjen e objektivit për stabilitet të cmimeve dhe uljen e normës së interesit. Gjithsesi të ketë të sinkronizim adekuad mes politikes fiskale dhe asaj monetare. Kurse Qeveria, gjithsesi të implikojë në sigurinë gjenerale.
Në instancë të fundit forcën politike, e cakton forca ekonomike. Prandaj, një ekonomi e fortë dtth edhe impakt në aspekt politik.
Një fjalë thotë “Kur nuk e di cka të bësh, shiko se cka bëjnë të tjerët“ edhe Maqedonia si nje shtet post-komunist, patjetër duhet të implementojë politika që cojnë drejt një demokratizimi struktural dhe definitivsht të kemi një ekonomi funksionale të tregut.
Mbaj qëndrim se nga krijimi i kushteve optimale dhe thithja e investimeve do të jep indikacione në indikatorët makreoenomik, me cka rrjedhimisht do kemi rritja të standardit të jetesës, kur dihet se standardi i jetës është i lidhur ngusht me kualitetin e jetës.